Emiri i Kuvajtit vazhdon kontaktet për zgjidhjen krizës së Katarit
Sheik Sabah Al-Ahmed Al-Sabah, emiri i Kuvajtit, të premten në mëngjes zhvilloi një bisedë telefonike me Rex Tillerson, sekretarin e amerikan të shtetit, me të cilin bisedoi në lidhje me krizën e fundit të krijuara mes Arabisë Saudite dhe Katarit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se emiri i Katarit pas vizitës në Arabinë Saudite, në EBA dhe Katar për të ndërmjetësuar mes Dohas dhe Riadit, ka biseduar me telefon edhe me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë në lidhje me zgjidhjen e krizës së fundit mes Katarit dhe Arabisë Saudite. Ndërkohë që Parlamenti i Turqisë të mërkurën në mbrëmje dha pëlqimin për dërgimin e forcave ushtarake të Turqisë në Katar dhe për bashkëpunim të përbashkët të të dy vendeve në fushën e trajnimeve ushtarake. Rexhep Taip Erdogan të enjten në mbrëmje nënshkroi planin e miratuar në Parlamentin e këtij vendi në lidhje me këtë çështje.