ISIS ekzekuton 30 civilë në Al-Hauvejxha të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53528-isis_ekzekuton_30_civilë_në_al_hauvejxha_të_irakut
Terroristët takfiristë të ISIS në vazhdim të krimeve të tyre kundër popullit të Irakut, kanë ekzekutuar 30 civilë irakianë në qytetin Al-Huvejxha të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 19, 2017 08:53 Europe/Tirane
  • ISIS ekzekuton 30 civilë në Al-Hauvejxha të Irakut

Terroristët takfiristë të ISIS në vazhdim të krimeve të tyre kundër popullit të Irakut, kanë ekzekutuar 30 civilë irakianë në qytetin Al-Huvejxha të Irakut.

Kanali televiziv Sumerija News njoftoi se shumica e personave të ekzekutuar nga terroristët e ISIS në qytetin Al-Huvejxha në provincën Kirkuk të Irakut, ishin gra dhe fëmijë. Anvar Al-Asemi, një prej krerëve të fiseve Al-Abid, deklaroi: "Terroristët e ISIS që nga vitit 2014 e deri më tani, në rajonet jugore dhe perëndimore të Kirkukut kanë ekzekutuar rreth 1000 persona". Ndërkohë gazeta Al-Kods Al-Arabij duke cituar një burim ushtarak irakian, ka shkruar se forcat speciale amerikane janë dislokuar në rajonet kufitare me Sirinë provincën Anbar të Irakut.