Vriten disa terroristë të ISIS në provincën Salahudin të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53668-vriten_disa_terroristë_të_isis_në_provincën_salahudin_të_irakut
Gjatë operacioneve të forcave të sigurisë së Irakut në afërsi të qytetit naftor Bejxhi në veri të këtij vendi, janë vrarë të paktën 12 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2017 10:01 Europe/Tirane
  • Vriten disa terroristë të ISIS në provincën Salahudin të Irakut

Gjatë operacioneve të forcave të sigurisë së Irakut në afërsi të qytetit naftor Bejxhi në veri të këtij vendi, janë vrarë të paktën 12 pjesëtarë të grupit terrorist ISIS.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ahmed Abdullah Al-Xhaburi, kryetar i provincës Salahudin në veri të Irakut, deklaroi: "Forcat e sigurisë së Irakut gjatë këtij operacioni të kryer në fshatin Al-Selam 15 km në perëndim të qytetit Bejxhi, kanë shkatërruar pozicionet e terroristëve në këtë rajon. Terroristët duke depërtuar në disa qytete të provincës Salahudin, synonin të kryenin sulme kundër forcave të sigurisë dhe kundër civilëve". Al-Xhaburi edhe para kësaj kishte paralajmëruar për shtimin e sulmeve të grupit terrorist të ISIS në provincën Salahudin të Irakut.