Irak: Hashd Shaabi nis operacione në verilindje të provincës Diale
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53742-irak_hashd_shaabi_nis_operacione_në_verilindje_të_provincës_diale
Shtabi informativ i komandës së forcave vullnetare Hashd Shaabi në Irak, njoftoi nisjen e operacioneve të gjera të kësaj force në verilindje të provincës Diale.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 22, 2017 11:17 Europe/Tirane
  • Irak: Hashd Shaabi nis operacione në verilindje të provincës Diale

Shtabi informativ i komandës së forcave vullnetare Hashd Shaabi në Irak, njoftoi nisjen e operacioneve të gjera të kësaj force në verilindje të provincës Diale.

Në këtë operacion forcat vullnetare mbështetet nga njësiti i helikopterëve të ushtrisë. Qëllimi i këtij operacioni është shkatërrimi i bastioneve të ISIS në rajonin Naftkhane që ndodhet 90 km në verilindje të provincës Diale. Provinca Diale ka një pozitë të rëndësishme dhe strategjike ekonomike dhe gjeografike për Irakun pasi është vendi i futjes së gazit dhe energjisë elektrike nga Irani në Irak. Përveç kësaj në këtë provincë ndodhen dy pika kalimi kufitar Khosro dhe Mandeli. Ndërkohë Hejdar Mahmdavi komandanti i forcave popullore ka thënë se ISIS nuk ka asnjë rrugë shpëtimi nga qyteti Mosul. Operacioni për çlirimin e pjesës perëndimore të Mosulit ka nisur më 19 shkurt.