Pakistan: Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 11 vetë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i53794-pakistan_nga_sulmi_me_makinë_bombë_janë_vrarë_11_vetë
Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 veetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 23, 2017 08:45 Europe/Tirane
  • Pakistan: Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 11 vetë

Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 veetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët.

Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat. Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa katër prej të vrarëve ishin policë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zyrtarët provincialë e kanë fajësuar Indinë për shpërthim, duke mos dhënë ndonjë provë.