Vriten disa terrorist në Arsal të Libanit
Qershor 30, 2017 07:15 Europe/Tirane
Ushtria e Libanit të premten ka bërë të ditur se gjatë një operacioni kundër terroristëve në rajonin Arsal në lindje të Libanit, janë vrarë me dhjetëra terroristë dhe janë arrestuar disa të tjerë.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ushtria e Libanit me anë të një komunikate, ka thënë se gjatë këtij operacioni pesë terroristë kanë arritur të shpërthejnë rripin eksploziv në kampet Al-Nur dhe Al-Karije në lindje të Arsalit. Në këtë komunikatë thuhet se gjatë këtij operacioni janë plagosur 7 pjesëtarë të forcave të ushtrisë së Libanit.
Tags