Mahmud Abas reagon ndaj veprimeve provokuese të regjimit sionist
Kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës (AAP) të enjten ka dënuar veprimet provokuese të regjimit sionist dhe i ka quajtur ato faktor kryesor për shtimin e tensioneve dhe destabilitetit në rajon.
Agjencia e lajmeve Kuna njoftoi se Mahmud Abas dënoi ashpër veprimet provokuese të regjimit sionist si miratimin e ligjeve që forcojnë politikat pushtuese dhe krijojnë pengesa në rrugën e formimin të vendit të pavarur të Palestinës, si dhe zhdukin përpjekjet e bëra për vendosjen e paqes. Kreu i AAP duke kundërshtuar ashpër planet e reja të regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara të vitit 1967, deklaroi: "Mosrespektimi i rezolutave ndërkombëtare nga ana e regjimit sionist dhe vazhdimi i politikave ekspansioniste të këtij regjimi, tregon se Izraeli ka shtuar krizën në rajon".