Vriten 18 pjesëtarë të ISIS në Telfar
Korrik 18, 2017 05:38 Europe/Tirane
Nga sulmet ajrore të ushtrisë irakiane kundër grupit terrorist ISIS në qytetin Telfar në perëndim të Mosulit janë vrarë 18 pjesëtarë të ISIS dhe shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, komanda e ushtrisë irakiane ditën e hënë doli me një deklaratë ku tha se 18 pjesëtarë të ISIS dhe 5 automjete të tyre, së bashku me një depo lëndësh eksplozive janë shkatërruar në lagjen Kadasie të qytetit Telfar. Që nga çlirimi i Mosulit më 10 korrik, e cila u shpall nga kryeministri irakian Hejdar Ebadi, operacionet e forcave irakiane kundër terroristëve të ISIS janë përqendruar në qytetin Telfar pjesë e provincës Ninva dhe në Huvejxha pjesë e provincës Kirkuk.
Tags