Vriten 18 pjesëtarë të ISIS në Telfar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i55602-vriten_18_pjesëtarë_të_isis_në_telfar
Nga sulmet ajrore të ushtrisë irakiane kundër grupit terrorist ISIS në qytetin Telfar në perëndim të Mosulit janë vrarë 18 pjesëtarë të ISIS dhe shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2017 05:38 Europe/Tirane
  • Vriten 18 pjesëtarë të ISIS në Telfar

Nga sulmet ajrore të ushtrisë irakiane kundër grupit terrorist ISIS në qytetin Telfar në perëndim të Mosulit janë vrarë 18 pjesëtarë të ISIS dhe shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars, komanda e ushtrisë irakiane ditën e hënë doli me një deklaratë ku tha se 18 pjesëtarë të ISIS dhe 5 automjete të tyre, së bashku me një depo lëndësh eksplozive janë shkatërruar në lagjen Kadasie të qytetit Telfar. Që nga çlirimi i Mosulit më 10 korrik, e cila u shpall nga kryeministri irakian Hejdar Ebadi, operacionet e forcave irakiane kundër terroristëve të ISIS janë përqendruar në qytetin Telfar pjesë e provincës Ninva dhe në Huvejxha pjesë e provincës Kirkuk.