Forcat kurde avancojnë në qytetin Raka të Sirisë
(last modified Thu, 27 Jul 2017 06:27:24 GMT )
Korrik 27, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Forcat kurde avancojnë në qytetin Raka të Sirisë

Burimet siriane kanë njoftuar për çlirimin e më shumë zonave të qytetit strategjik Raka në veri të Sirisë.

Kanali televiziv Al Alam duke cituar burimet siriane, njoftoi se forcat e kurdëve të Sirisë deri të mërkurën pasdite kanë marrë nën kontroll gjysmën e qytetit Raka dhe qendrat më të rëndësishme të terroristëve të ISIS në këtë qytet. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë, plagosur dhe arrestuar me dhjetëra terroristë të ISIS. Gjithashtu është deklaruar se ushtria dhe forcat e armatosura të Sirisë kanë spastruar fshatin Al-Baghilije në lindje të provincës Homs nga prania e terroristëve takfiristë të ISIS. Ministria e Mbrojtjes së Sirisë të mërkurën ka deklaruar se gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të ISIS dhe janë shkatërruar shumë pajisje luftarake të tyre. Operacionet e ushtrisë së Sirisë dhe të forcave të rezistencës për zhdukjen e grupit terrorist ISIS, po vazhdojnë në fronte të ndryshme sidomos në afërsi të kufijve të këtij vendi me Irakun. Ndërkohë burimet siriane kanë njoftuar për vrasjen dhe plagosjen e dhjetëra civilëve sirianë gjatë sulmit ajror të koalicionit Amerikan në qytetin Raka në veri të këtij vendi.  

Tags