Valid Moalam: RII partner kryesor në fitoret e Sirisë
Ministri i jashtëm i Sirisë ka thënë: RII është një partner i rëndësishëm në fitoret e Sirisë kundër terrorizmit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Valid Al Moalam, ministër i jashtëm i Sirisë, të mërkurën në takim me z. Husein Amir Abdulahian, këshilltari special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështje ndërkombëtare në Damask, ka thënë: Siria u është mirënjohëse këshillave të Liderit suprem të Revolucionit islamik dhe qëndrimeve të palëkundura të popullit dhe qeverisë së RII që u bën shkak për fitoret e popullit sirian kundër grupeve terroriste takfiristë. Moalam ka thënë: Pa mbështetjen e RII dhe Rusisë, nuk do të kishim pasur qasje në fitoret në betejat e luftës kundër terrorizmit. Husein Amir Abdulahian në këtë takim ka uruar popullin, qeverinë dhe presidenti e Sirisë për fitoret e fundit të ushtrisë siriane dhe të boshtit të rezistencës në frontet e betejës kundër grupeve terroriste posaçërisht në lindje të Sirisë, që kanë sjellë terroristët e ISIS pranë shkatërrimit.