Vriten 33 pjesëtarë të ISIS në provincën Salahudin
Në dy sulmet të dështuara të grupit terrorist ISIS në provincën Salahudin, në veri të Irakut, të paktën 33 terroristë janë vrarë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur.
Sipas kanalit televiziv Al Alam, forcat vullnetare popullore irakiane kanë zmbrapsur sulmet e terroristëve të ISIS në rajonin Zoje dhe në fshatin Ajn Al Bize në rajonin malor Makhul në veri të provincës Salahudin. Në sulmin e parë janë vrarë 29 pjesëtarë të grupit terrorist ISI, ndërsa në sulmin e dytë, katër terroristë kanë humbur jetën. Po ashtu pesë automjete të terroristëve janë shkatërruar dhe të paktën pesë terroristë të tjerë janë plagosur. Nga ana tjetër, një numër anëtarësh të tjerë të grupit terrorist ISIS janë vrarë në perëndim të Irakut. Të paktën 15 anëtarë të këtij grupi terrorist takfirist u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore të ushtrisë irakiane në provincën Anbar, në pjesën perëndimore të vendit. Zyrtarët irakianë të sigurisë thanë se pavarësisht nga çlirimi i Mosulit, qendra e provincës Ninva në veri të Irakut, grupi terrorist ISIS ka ende afër katër mijë anëtarë të tij në Irak, së bashku me 3.000 forca mbështetëse.