Shkaqet e tërheqjes së femrave evropiane nga pjesëtarët e ISIS
Gazeta Indipendet në një artikull të saj ka folur mbi arsyet e tërheqjes së vajzave dhe femrave evropiane drejt grupit terrorist ISIS dhe largimit të tyre drejt Sirisë dhe Irakut.
Instituti monark studiues i sigurisë dhe mbrojtjes në Angli ka publikuar një raport mbi arsyet e largimit dhe anëtarësimit të femrave evropiane në radhët e grupit ISIS. Emili Wintrobotham thotë: Shumica e personave të cilët ne kemi intervistuar, kanë pohuar se vajzat evropiane janë tërhequr drejt burrave të ISIS nëpërmjet rrjeteve sociale dhe me premtimet për martesë. Sipas analistëve, këto vajza kanë shkuar me vullnetin e tyre dhe ndaj tyre nuk është bërë aspak shpëlarje truri. Një prej arsyeve të tërheqjes së femrave evropiane tek burrat e ISIS është refuzimi dhe mospranimi i feminizmit perëndimor. Influenca dhe ndërhyrja e familjes dhe e bashkëmoshatarëve, ëndrra romanike dhe sinqeriteti, entuziazmi dhe dëshira për thyerjen e ligjit janë disa nga arsyet e bashkimit të femrave evropiane me burrat e ISIS. Shumica e vajzave që kanë shkuar dhe janë bashkuar me burrat e ISIS janë nga Anglia, Kanadaja, Franca, Gjermania dhe Hollanda.