OXFAM thekson përgjegjësinë e Izraelit në përkeqësimin e gjendjes në Gaza
(last modified Tue, 08 Aug 2017 17:49:07 GMT )
Gusht 08, 2017 19:49 Europe/Tirane
  • OXFAM thekson përgjegjësinë e Izraelit në përkeqësimin e gjendjes në Gaza

Veprimet e dhunshme të Izraelit kanë krijuar kushte të papërballueshme për banorët në Gaza dhe rezistenca, autoritet, organizata dhe institucionet ndërkombëtare me raportet e tyre disa herë kanë shprehur shqetësimin mbi gjendjen katastrofike të rajonit të Gazës, gjendje e krijuar nga bllokada totale që regjimi sionist i ka imponuar këtij rajoni.

Veprimet e dhunshme të Izraelit kanë krijuar kushte të papërballueshme për banorët në Gaza dhe rezistenca, autoritet, organizata dhe institucionet ndërkombëtare me raportet e tyre disa herë kanë shprehur shqetësimin mbi gjendjen katastrofike të rajonit të Gazës, gjendje e krijuar nga bllokada totale që regjimi sionist i ka imponuar këtij rajoni.

Autoritetet palestineze gjithmonë kanë kërkuar heqjen e bllokadës ndaj rripit të Gazës dhe janë të mendimit se nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk gjen një zgjidhje për këtë situatë të krijuar nga regjimi sionist, atëherë shumë shpejt rajoni i Gazës do të përballet me probleme të theksuara ekonomike dhe me një katastrofë njerëzore. Në këto kushte OXFAM ( Instituti ndërkombëtar ndihmës për çrrënjosjen e varfërisë, urisë dhe padrejtësive), ka bërë përgjegjës regjimin sionist për pasojat e krizës në rripin e Gazës. Ky organ gjithashtu ka kritikuar AAP për bashkëpunim me regjimin sionist në ushtrimin e presioneve ndaj palestinezëve. Shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare kanë paralajmëruar për pasojat e dëmshme të rrethimit të Gazës dhe kanë thënë se kufizimet e vendosura nga regjimi i Izraelit kundër palestinezëve dhe bashkëpunimi i AAP dhe i Egjiptit në këto politika, kanë krijuar probleme të mëdha për rajonin e Gazës. Regjimi sionist në vazhdën e politikave të tij luftënxitëse kundër palestinezëve dhe në kuadër të ashpërsimit të bllokadës Kundër Gazës, ka ngushtuar gjithnjë e më shumë rrethimin e këtij rajoni gjë e cila është pasuar me reagime ndërkombëtare. Regjimi sionist gjithmonë është munduar ta anashkalojë dhe ta konsiderojë si të parëndësishëm çështjen e rrethimit të Gazës, me qëllim që ai të ashpërsojë politikat e tij shtypëse ndaj këtij rajoni. Ky regjim duke zgjeruar politikat e tij shtypëse kundër palestinezëve, synon t’i detyrojë ata dhe Bashkësinë Ndërkombëtare të pranojnë politikat e padrejta të këtij regjimi. Mirëpo reagimi ndërkombëtar në mbështetje të palestinezëve dhe kryesisht në mbështetje të banorëve në gaza, dëshmon për dështimin e përpjekjeve të Izraelit për të realizuar objektivat e tij hegjemoniste dhe sunduese. Shumë organe ndërkombëtare, kanë bërë përgjegjës regjimin sionist për vazhdimin e rrethimit të Gazës dhe për krizën humanitare në këtë rajon. Rrethimi i Gazës është shkelje e hapur e të drejtave të njeriut. Regjimi sionist prej vitit 2007 ka vendosur bllokadë dhe ka rrethuar ashpër rripin e Gazës, duke mos lejuar futjen e pajisjeve, lëndës djegëse, mallrave dhe produkteve jetike si ushqimet. Kjo ka krijuar një gjendje jashtëzakonisht të rëndë në Gaza dhe për pasojë ka ngritur alarmin për një katastrofë humane në këtë rajon. Më herët mediat perëndimore duke mbështetur politikat e qeveritarëve të tyre të cilët janë mbështetës të regjimit sionist, nuk kanë reaguar ndaj gjendjes në Gaza dhe nuk kanë publikuar situatën e krijuar në këtë rajon për shkak të bllokadës së regjimit sionist. Kjo është në kohën kur pikërisht kjo bllokadë është bërë shkak për vdekjen e qindra palestinezëve gjatë viteve të fundit. Autoritete palestineze theksojnë se nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk ndërmerr ndonjë hap për t’i dhënë fund gjendjes së krijuar në Gaza për shkak të veprimeve të regjimit sionist, situata ekonomike në Gaza jo vetëm që do të përkeqësohet por ekziston mundësia për një katastrofë humane. Bota kërkon t’i jepet fund tragjedisë në Gaza, mirëpo regjimi sionist vazhdon të insistojë në padrejtësitë e tij ndaj këtij rajoni duke pasur krahët e ngrohta nga mbështetja e Amerikës dhe nga heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare.