Gjenden 267 trupa të viktimave në bazën Spyker në Tikrit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57242-gjenden_267_trupa_të_viktimave_në_bazën_spyker_në_tikrit
Ministria irakiane e shëndetësisë ka njoftuar për gjetjen e 267 trupave të tjerë që ishin viktimizuar nga terroristët e ISIS në bazën ajrore Spyker në Tikrit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 15, 2017 12:50 Europe/Tirane
  • Gjenden 267 trupa të viktimave në bazën Spyker në Tikrit

Ministria irakiane e shëndetësisë ka njoftuar për gjetjen e 267 trupave të tjerë që ishin viktimizuar nga terroristët e ISIS në bazën ajrore Spyker në Tikrit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministria irakiane e shëndetësisë, të martën (sot) ka njoftuar se janë gjetur 267 trupa të tjerë të viktimave në bazën ajrore Spyker në Trikrit, ndërsa vazhdon procesi analizave të veçanta në lidhje me ADN për të identifikuar këto trupa dhe 467 personave të tjerë. Sejed Ali Abas, kryetar i zyrës së mjekësisë ligjore në Irak, përmes një deklarate, ka njoftuar se 267 trupa të tjerë janë zbuluar dhe deri më tani numri i trupave të viktimave të zbuluara ka arritur në 994 persona, të cilët janë ekzekutuar nga terroristët e ISIS në bazën ajrore Spyker. Vlen të theksohet se terroristët e ISIS kishin vrarë 1700 ushtarë irakianë në bazën ajrore Spyker në Tikrit.