Çlirohen tre fshatra të tjerë në veri të Sirisë
Ushtria siriane dhe forcat e armatosura siriane kanë marrë nën kontroll tre fshatra në provincën lindore Hama (veri të Sirisë), pas luftimeve të ashpra me grupin terrorist ISIS.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane (SANA), ushtria siriane arriti të çlirojë nga pushtimi i ISIS fshatrat Al Dikili verior, Al Dikili jugor dhe Al Hartin në operacionin e fundit anti-terrorist në provincën Hama, duke lënë të vrarë dhjetëra terroristë. Ndërkohë, ushtria siriane ka zmbrapsur një sulm të terroristëve në provincën Sueda (jug të Sirisë). Njësitë e ushtrisë siriane në provincën Homs (perëndim dhe qendër) kanë sulmuar pozicionet e ISIS rreth qytetit Al Sakhne. Në këto operacione janë vrarë 20 terroristë. Një informacion tjetër nga Siria bën të ditur se 50 persona të armatosur që ishin pjesëtar të ISIS, së bashku me familjet e tyre në rajonin Xheraxhir, në Kalemunin perëndimor ( kufirin Siri-Liban), u janë dorëzuar ushtrisë siriane dhe Hezbullahut të Libanit.