Zmbrapset ofensiva e terroristëve në kufirin Jordani-Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57748-zmbrapset_ofensiva_e_terroristëve_në_kufirin_jordani_siri
Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës zmbrapsën përpjekjet e grupeve terroriste për të infiltruar në Siri nga Jordania.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 23, 2017 14:21 Europe/Tirane
  • Zmbrapset ofensiva e terroristëve në kufirin Jordani-Siri

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës zmbrapsën përpjekjet e grupeve terroriste për të infiltruar në Siri nga Jordania.

Sipas televizionit sirian al-Akbaria, terroristët u përpoqën të avanconin në territorin sirian nga brendësia e territorit të Jordanisë në një numër pikash kufitare në provincën Sueda (në jug të Sirisë), por u përballën me rezistencën e forcave siriane. Ndërkohë, televizioni al-Alam raportoi se ushtria siriane çliroi disa fshatra dhe rrethina në Homs dhe Hamah, në zonën qendrore dhe perëndimore të Sirisë nga okupimi i grupeve terroriste. Një tjetër lajm nga Siria bën të ditur se dhjetëra qytetarë sirianë në provincën  Al-Hasaka, në verilindje të vendit, u bashkuan me ushtrinë për të ndihmuar forcat siriane në rrethimin e qytetit Deir al-Zur. Qyteti i pasur me naftë Deir al-Zur është nën kontrollin e grupit terrorist ISIS që nga viti 2014. ISIS plotëson fondet e tij me kontrabandimin e naftës siriane dhe shitjen e saj në tregun turk.