Çlirimi i dy zonave të tjera në Tal Afar të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57892-Çlirimi_i_dy_zonave_të_tjera_në_tal_afar_të_irakut
Forcat e Irakut Hashd al-Sha'bi kanë vazhduar avancimet në qytetin Tal Afar, duke çliruar nga radhët e terroristëve të ISIS zonën  "Al Ghabat" në juglindje të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 25, 2017 16:27 Europe/Tirane
  • Çlirimi i dy zonave të tjera në Tal Afar të Irakut

Forcat e Irakut Hashd al-Sha'bi kanë vazhduar avancimet në qytetin Tal Afar, duke çliruar nga radhët e terroristëve të ISIS zonën  "Al Ghabat" në juglindje të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Al-Alam, forcat Hashd al-Sha'bi në Irak kanë vrarë një numër të madh të terroristëve të ISIS dhe kanë plagosur shumë të tjerë. Forcat popullore të mobilizimit irakian filluan të pastrojnë zonën Al Ghabat nga bombat dhe minat tokësore. Komandanti i operacioneve në Tal Afar, Abdul Amir Jarullah njoftoi gjithashtu për çlirimin e lagjes al-Nasr në Tal Afar, duke shtuar se forcat irakiane tani po hyjnë në lagjen "Kala", që ndodhet në qendër të Tal Afar. Këto forca sot gjithashtu çliruan lagjet "Al-Taleja" e vendosur në jug të vendit, lagjen "Kala" dhe lagjen "Saad", në veri të qytetit Tal Afar. Komanda e operacioneve të përbashkëta në Irak, ka njoftuar se që nga fillimi i operacioneve për çlirimin e Tel Afar e deri më tani, janë vrarë mbi 300 terroristë. Operacioni për çlirimin e qytetit Tel Afar pjesë e provincës Ninva në Irak ka nisur me urdhër të kryeministrit Hejdar Ebadi.