Çlirohet papritur qyteti Tel Afar në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i57962-Çlirohet_papritur_qyteti_tel_afar_në_irak
Qyteti Tel Afar në Irak është çliruar në formë të habitshme pas dëbimit të terroristëve të ISIS nga 27 lagje prej 29 lagje gjithsej që ka ky qytet.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Gusht 27, 2017 03:20 Europe/Tirane
  • Çlirohet papritur qyteti Tel Afar në Irak

Qyteti Tel Afar në Irak është çliruar në formë të habitshme pas dëbimit të terroristëve të ISIS nga 27 lagje prej 29 lagje gjithsej që ka ky qytet.

Sipas komandantit të forcave speciale të policisë së  Irakut, qyteti Tel Afar u çlirua nga kontrolli i grupit terrorist ISIS. Sipas raportit, kryeministri irakian, në orët e ardhshme, do ta shpallë plotësisht të çliruar Tel Afarin, vendin e fundit të terroristëve takfiristë në provincën Ninva në veri të Irakut. Disa minuta më parë, rrjeti televiziv irakian Al-Taxhah citoi gazetarin e tij në frontin e luftës në Tel Afar të thoshte se forcat qendrore të policisë dhe forcat e ushtrisë dhe forcat e mobilizimit popullor çliruan lagjet al-Kadisia dhe al-Riba në Tel Afar, nga terroristët e ISIS. Ndërkohë, një figurë e lartë ushtarake irakiane tha se forcat e ushtrisë, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, kanë çliruar shumicën e Tel Afar. Zëdhënësi i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Irakut, gjeneral brigade Jahja Rasul, njoftoi në një deklaratë të shtunën se forcat qeveritare dhe luftëtarët vullnetarë, të njohur zakonisht me emrin Hashd al-Sha'abi, tani ishin nën kontrollin e 90 për qind të qytetit, që shtrihet 63 kilometra në perëndim të Mosulit. Ai shtoi se vetëm dy lagje në Tel Afar ende ishin duke u kontrolluar nga ISIS.