Më shumë se 2 milion irakianë kthehen në shtëpitë e tyre
Zëdhënësi i qeverisë irakiane njoftoi kthimin e 2.1 milion irakianëve të evakuuar, në qytetet e tyre të çliruara tashmë nga zgjedha e grupit terrorist takfirist ISIS.
Saad Hadithi, shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë e qeverisë irakiane për të plotësuar kushtet e nevojshme për të evakuuarit irakianë që janë kthyer në shtëpitë e tyre të banimit. Grupi terrorist ISIS, prej vitit 2014 duke pasur mbështetjen financiare dhe ushtarake të Amerikës dhe aleatëve të saj perëndimore dhe rajonalë si Arabia Saudite dhe Turqia, sulmoi Irakun dhe pushtoi disa pjesë të territorit irakian në veri dhe në perëndim. Që nga ajo e kohë e deri më sot, forcat e ushtrisë irakiane të mbështetur nga forcat popullore dhe nga ndihma konsultative e Iranit, arriti të çlirojë zonat e pushtuara nga zgjedha e grupit terrorist ISIS duke e dëbuar këtë grup nga territori irakian.