Hasan Nasrullah: Pranisë së terroristëve në Liban i erdhi fundi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58235-hasan_nasrullah_pranisë_së_terroristëve_në_liban_i_erdhi_fundi
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit tha se pranisë disa vjeçare të grupeve terroriste dhe takfiriste në zonat malore në lindje të Libanit, i erdhi fundi.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Shtator 01, 2017 04:36 Europe/Tirane
  • Hasan Nasrullah: Pranisë së terroristëve në Liban i erdhi fundi

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit tha se pranisë disa vjeçare të grupeve terroriste dhe takfiriste në zonat malore në lindje të Libanit, i erdhi fundi.

Sejed Hasan Nasrullah ditën e enjte në ceremoninë e festës për çlirimin e  dytë të Libanit përmendi fitoren e forcave të ushtrisë dhe rezistencës libaneze në luftën kundër terroristëve në verilindje të vendit tha dhe tha se sot në asnjë cep të Libanit nuk ka grupe terroriste dhe ky është një sukses të cilin bota duhet ta dijë. Sekretari Nasrullah foli mbi mërzinë e Amerikës nga fitoret e ushtrisë libaneze kundër terroristëve në kufijtë mes Libanit dhe Sirisë dhe tha se autoritetet amerikane që nga koha e nisjes së operacioneve kërcënuar ushtrinë libaneze me ndërprerjen e ndihmave me pajisje ushtarake. Sot të gjithë libanezët duhet të përpiqen për interesat e vendit dhe për këtë bashkëpunimi me Sirinë është tepër i rëndësishëm. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit tha se vendosja e terroristëve në verilindje të Libanit, në Siri dhe Irak, anulimi i marrëveshjes bërthamore dhe vrasja e popullit të Jemenit dhe tensionet në Siri, të gjitha janë plane amerikano-sioniste takfiriste për grabitjen e pasurive të vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme dhe shtoi se Amerika dhe Izraeli kishin shpresa se ISIS do të zbatonte të tilla plane mirëpo fronti i rezistencës i ndihmuar nga Rusia arriti të bllokojë të tilla plane komplotuese.