1300 anëtarë të ISIS dorëzohen tek forcat irakiane
Burimet irakiane të sigurimit njoftuan se 1300 pjesëtarë të ISIS janë vetë dorëzuar tek forcat e ushtrisë irakiane.
Këta pjesëtarë të ISIS janë dorëzuar në kampin Hamam Alil, transmeton agjencia Arab Today. Pas çlirimit të Mosulit dhe qytetit Tel Afar, shumë terroristë të ISIS janë vetë dorëzuar në kohën kur shumë prej tyre janë shtetas të huaj kryesisht nga Çeçenia, Afganistani, Rusia dhe Britania. Abdl Amir Rashid Jarallah, komandant i operacionit për çlirimin e qytetit Tel Afar tha se në operacionin për çlirimin e këtij qyteti janë vrarë 2 mijë terroristë ndërkohë që asnjë prej tyre nuk është dorëzuar dhe nuk ekziston ndonjë marrëveshje me terroristët. Ndërkohë në Irak, forcat e ushtrisë dhe ato peshmerga së shpejti do të nisin operacionin për çlirimin e rajonit Huvejxha në veriperëndim të provincës Kirkuk.