ISIS ekzekuton 12 civilë në Huvejxha të Irakut
Burimet lokale në provicnën Kirkuk të enjten kanë raportuar se ISIS ka ekzekutuar 12 civilë në Huvejxha, në jugperëndim të Kirkukut.
Elementët e ISIS synojnë të ekzekutojnë të gjithë ata që mbahen në burgjet këtij grupi në këtë rajon, bën të ditur ueb faqja e internetit Al Sumerija Neës. Një komandant i lartë i forcave vullnetare popullore të Irakut "Hashd Sha'bi" deklaroi se grupi terrorist ISIS ka zbrazur të gjitha burgjet e tij dhe ka filluar të tërhiqet nga qyteti Huvejxha në jugperëndim të Kirkukut. Xhabar Al-Amuri, komandanti i lartë i forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut, të mërkurën në mbrëmje deklaroi: "Terroristët e ISIS janë larguar nga qendrat e tyre në Huvejxha dhe mbi 100 të burgosur që i mbanin në burgjet e këtij qyteti, i kanë transferuar nga ky rajon në drejtim të panjohur".