Avancimi i ushtrisë siriane në Deir al Zur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58669-avancimi_i_ushtrisë_siriane_në_deir_al_zur
Ushtarët e ushtrisë siriane, të mbështetur nga forcat aleate dhe nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur të thyejnë një rrethim rreth trevjeçar të vendosur nga terroristët e ISIS në një bazë ajrore strategjike në qytetin lindor Deir al Zur, duke shënuar kështu progres në luftën kundër terrorstëve në këtë zonë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2017 12:53 Europe/Tirane
  • Avancimi i ushtrisë siriane në Deir al Zur

Ushtarët e ushtrisë siriane, të mbështetur nga forcat aleate dhe nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur të thyejnë një rrethim rreth trevjeçar të vendosur nga terroristët e ISIS në një bazë ajrore strategjike në qytetin lindor Deir al Zur, duke shënuar kështu progres në luftën kundër terrorstëve në këtë zonë.

 Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë SANA raportoi se ky avancim ndodhi pasi që forcat qeveritare dhe aleatët e tyre filluan operacionin nga distrikti Makabir, që ndodhet 450 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask.