Thyhet rrethimi i aeroportit të Deir al-Zurit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i58683-thyhet_rrethimi_i_aeroportit_të_deir_al_zurit
Forcat e ushtrisë siriane, të mbështetura nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur të thyejnë rrethimin gati trevjeçar të vendosur nga terroristët e  ISIS në një bazë ajrore strategjike në qytetin lindor të Deir al-Zurit, ndërsa vazhdojnë të arrijnë fitore të konsiderueshme kundër terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 09, 2017 13:27 Europe/Tirane
  • Thyhet rrethimi i aeroportit të Deir al-Zurit

Forcat e ushtrisë siriane, të mbështetura nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur të thyejnë rrethimin gati trevjeçar të vendosur nga terroristët e  ISIS në një bazë ajrore strategjike në qytetin lindor të Deir al-Zurit, ndërsa vazhdojnë të arrijnë fitore të konsiderueshme kundër terroristëve.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, raportoi se  operacioni në aeroportin e Deir al-Zurit erdhi pasi forcat qeveritare siriane çliruan rajonet strategjike Alush, Al Rabiat dhe Kheim al-Defah në lartësitë e qytetit Deir al-Zur, që ndodhet 450 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme siriane deklaroi se pas përfundimit të bllokadës ndaj popullit në Deir al-Zur, beteja kundër terrorizmit ndodhet në prag të përfundimit, por lufta kundër terroristëve do të vazhdojë derisa të pastrohet pëllëmba e fundit e territorit sirian nga terrorizmi takfirist. Kjo ministri shtoi se heqja e sanksioneve të imponuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kundër Damaskut, do të ndihmojë në fillimin e procesit të rindërtimit të vendit.