Çlirohen 9 fshatra të tjerë në lindje të Homsit në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59049-Çlirohen_9_fshatra_të_tjerë_në_lindje_të_homsit_në_siri
Ushtria siriane iu afrua terroristëve të ISIS gjatë operacionit të saj në provincën lindore të Homsit, duke çliruar 9 fshatra të tjerë për të spastruar rajonin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Çlirohen 9 fshatra të tjerë në lindje të Homsit në Siri

Ushtria siriane iu afrua terroristëve të ISIS gjatë operacionit të saj në provincën lindore të Homsit, duke çliruar 9 fshatra të tjerë për të spastruar rajonin.

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës arritën të rimarrin fshatin Anak Al Havi në periferinë lindore të Homsit (në perëndim dhe në qendër të Sirisë) nga terroristët e ISIS, njoftoi të enjten agjensia e lajmeve Fars.  Fshati Anak Al Havi është një nga qendrat më të rëndësishme të terroristëve të ISIS në Xhub Al-Xharrah. Forcat siriane po ashtu arritën të clirojnë fshatrat Am Raxhem, Mazrae Nezal, Shalilat, Al Amudie, Al Huvie, Am Al Tebabin, Al Khan, Rasm Al Suane në lindje të Homsit. Përveç çlirimit të këtyre fshatrave, forcat e rezistencës arritën të marrin nën kontroll gjashtë lartësi strategjike që arrijnë 90 kilometra katrorë.