Karvani i ISIS më në fund arrin në Dej Al-Zur
Pas pengesave të krijuara nga Amerika për lëvizjen e karvanit të terroristëve të armatosur të ISIS nga Kalemuni perëndimor në drejtim të Dejr Al-Zur, më në fund ky karvan arriti në destinacionin e tij.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se karvani i terroristëve të armatosur të ISIS ka arritur në rajonet e pushtuara nga ky grup në provincën Dejr Al-Zur. Kjo çështje është bërë njëkohësisht me lirimin e Ahmed Matuk, pjesëtar i Hezbullahut të Libanit i cili ishte zënë rob nga terroristët e ISIS. Ndërkohë gazeta Al-Akhbarije e Libanit ka raportuar se Rusia kishte luajtur rolin e ndërmjetësuesit në procesin e transferimit të terroristëve të ISIS në Dejr Al-Zur derisa amerikanët i dhanë leje karvanit për të lëvizur. Në marrëveshjen e arritur ishte theksuar që avionët amerikanë të mos sulmojnë karvanin e terroristëve të ISIS dhe familjeve të tyre.