Neutralizohen një sulm i ISIS në kufi të Irakut dhe Sirisë
Forcat vullnetare irakiane Hashd Sha'bi kanë deklaruar se forcat vullnetare popullore kanë neutralizuar një sulm të gjerë të terroristëve të ISIS në kufirin e Irakut dhe Sirisë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim i forcave Hashd Sha'bi njoftoi se luftimet kanë ndodhur në rajonin kufitar të qytetit Hamdanije në provincën Ninva ku terroristët tentuan të avancojnë në drejtim të qytetit Ramadi. Gjatë këtyre luftimeve janë shkatërruar dy automjete transportuese të terroristëve dhe janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Forcat e Hashd Sha'bi gjatë këtyre luftimeve arritën të ndalin terroristët që të avancojnë drejt Ramadit. Vlen të theksohet se forcat vullnetare popullore të Irakut Hashd Sha'bi kanë përgjegjësi të garantojnë sigurinë në pjesën perëndimore të provincës Ninva të Irakut në kufirin e këtij vendi me Sirinë.