Kritikohet mosrealizimi i premtimeve ndërkombëtare ndaj fëmijëve refugjatë sirianë
(last modified Thu, 14 Sep 2017 10:57:36 GMT )
Shtator 14, 2017 12:57 Europe/Tirane
  • Kritikohet mosrealizimi i premtimeve ndërkombëtare ndaj fëmijëve refugjatë sirianë

Observatori i të drejtave të njeriut ka kritikuar ashpër mosrealizimin e premtimeve ndërkombëtare në lidhje me fëmijët refugjatë sirianë.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se observatori i të drejtave të njeriut të enjten në një raport të tij, deklaroi se miliona dollarë ndihma financiare të cilat në vitin 2016 janë premtuar nga Bashkësia Ndërkombëtare për të ndihmuar arsimimin e fëmijëve refugjatë sirianë, nuk kanë shkuar në duar të këtyre fëmijëve. Observatori i të drejtave të njeriut ka theksuar se mungesa e një programi kohor dhe transparence të duhur në procesin e dërgimit të burimeve financiare është bërë shkak që 530 mijë fëmijë refugjatë sirianë të mos kenë mundësi të regjistrohen në shkolla. Vlen të theksohet se Amerika, BE, Gjermania, Britania, Japoni dhe Norvegjia në konferencën e shkurtit të vitit 2016 në Londër janë zotuar se mbi 1.4 miliardë dollarë do të dërgojnë për të ndihmuar arsimimin e fëmijëve refugjatë sirianë dhe për vendet e Lindjes së Mesme në të cilat janë strehuar refugjatët sirianë.

Tags