Nëndetëset ruse sulmojnë pozicionet e ISIS në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59085-nëndetëset_ruse_sulmojnë_pozicionet_e_isis_në_siri
Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se dy nëndetëse ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe, kanë hedhur raketa speciale kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 14, 2017 12:50 Europe/Tirane
  • Nëndetëset ruse sulmojnë pozicionet e ISIS në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se dy nëndetëse ruse në pjesën lindore të Detit Mesdhe, kanë hedhur raketa speciale kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS në Siri.

Kjo ministri ka kumtuar se gjithsej 7 raketa janë lëshuar sot në objekte të komandimit, pika të komunikimeve dhe në depot e armatimit dhe të municionit, në hapësirat nën kontrollin e ISIS-it, në pjesën juglindore të qytetit, Deir al-Zur. Ky sulm u bë një ditë pasi konvoji i autobusëve me afro 200 luftëtarë të ISIS-it, të bllokuar për disa javë në shkretëtirën siriane, arriti në provincën, Deir al-Zur, sipas marrëveshjes për “kalim të sigurt” të cilën ISIS e ka bërë me lëvizjen libaneze Hezbollah dhe me qeverinë e Sirisë. Deir al-Zur është hapësira e fundit nën kontroll të ISIS-it në Siri dhe forcat siriane po vazhdojnë një ofensivë të gjerë për çlirimin e plotë të këtij qyteti që ndodhet 450 km në lindje të Damaskut.