Ankthi i ISIS nga operacionet çliruese
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59653-ankthi_i_isis_nga_operacionet_çliruese
Kryeministri irakian Hejdar Ebadi, njëkohësisht komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut, me anë të një deklarate njoftoi nisjen e fazës së parë të operacionit për çlirimin e rajonin Huvejxha pjesë e provincës Kirkuk dhe çlirimin e të gjitha territoreve të Irakut nga prania e grupit terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2017 03:09 Europe/Tirane
  • Ankthi i ISIS nga operacionet çliruese

Kryeministri irakian Hejdar Ebadi, njëkohësisht komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Irakut, me anë të një deklarate njoftoi nisjen e fazës së parë të operacionit për çlirimin e rajonin Huvejxha pjesë e provincës Kirkuk dhe çlirimin e të gjitha territoreve të Irakut nga prania e grupit terrorist ISIS.

Kryeministri Ebadi tha se operacionet do të kryhen njëkohësisht në disa drejtime dhe ISIS shumë shpejt do të përjetojë shijen e disfatës së tij. Grupi terrorist ISIS në Irak po sheh fundin e tij dhe për këtë ai ka shtuar krimet me qëllim që të gjejë një rrugë për të shpëtuar nga disfata totale në Irak. Pikërisht për këtë arsye grupi terrorist ISIS ka shtuar aktet e tij terroriste gjatë javës së fundit në Irak. Duke pasur parasysh këto zhvillime dhe për shkak të sabotimeve të të ashtuquajturit koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit të kryesuar nga Amerika, në përpjekjet e ushtrisë irakiane për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë pranisë së ISIS në Irak, qeveria irakiane ka përshpejtuar zbatimin e operacioneve ushtarake të saj për të dëbuar pjesën e mbetur të ISIS në zona të ndryshme të Irakut. Përshpejtimi i operacioneve anti-terrorizëm të Irakut, vetëm disa javë nga çlirimi i qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, tregon për faktin se terroristëve të rajonit po u numërohen sekondat e fundit. Në këtë kuadër ka nisur edhe operacioni për pastrimin e rajonit Huvejxha nga prania e terroristëve të ISIS, ku më herët u krye me sukses operacioni për pastrimin e qytetit Tel Afar. Huvejxha ndodhet 30 km në jugperëndim të qytetit Kirkuk dhe përpara pushtimit të saj nga grupi terrorist ISIS në gjysmën e dytë të vitit 2014, ky qytet kishte më shumë se 500 mijë banorë. Pjesën dërmuese të popullsisë së këtij qyteti e përbëjnë arabët të cilët punojnë kryesisht në bujqësi. Në pamje të parë rëndësia e çlirimit të qytetit Huvejxha është vazhdimi i procesit për pastrimin e zonave dhe rajoneve të ndryshme të Irakut nga prania e terroristëve të ISIS dhe në pamje të dytë është rëndësia që ka ky qytet për nga popullsia, gjeografia dhe bujqësia. Në këtë mënyrë çlirimi i qytetit Huvejxha konsiderohet plotësim i ciklit të fitoreve kundrejt ISIS dhe përpjekje për pastrimin e të gjithë territorit të Irakut nga prania e terroristëve. Një rëndësi tjetër që ka çlirimi i qytetit Huvejxha, është se sa më shpejt të çlirohet ky qytet aq më shpejt u jepet fund sulmeve dhe kërcënimeve të ISIS në zonën mes provincave Diale, Selahudin, Kirkuk dhe Ninva. Kjo ka rëndësi të madhe nga aspekti ushtarak dhe i sigurisë, por edhe nga aspekti politik dhe propagandues. Një tjetër faktor që ka çuar qeverinë dhe forcat e armatosura të Irakut që të përshpejtojnë operacionet për pastrimin e rajoneve të ndryshme të Irakut nga prania e terroristëve, është lëvizja e fundit të rajonit të Kurdistanit të Irakut për organizimin e referendumit ndarës të këtij rajoni nga Iraku. Përpjekja për  përfshirjen e provincës Kirkuk në referendumin separatist, e ka ndërlikuar edhe më shumë çështjen e organizimit të referendumit ndarës të rajonit të Kurdistanit. Çlirimi i rajonit Huvejxha nga prania e terroristëve, në realitet do të bllokojë rrugët e futjes së forcave peshmerga të rajonit të Kurdistanit për bashkimin e provincës Kirkuk me rajonin në fjalë. Qeveria irakiane duke rikthyer rajonin Huvejxha në perimetrin e Irakut të Bashkuar, në realitet do të hedhë një hap të rëndësishëm në shkatërrimin e përpjekjeve për ndarjen e Irakut.