Çlirohet qyteza Khesham në juglindje të Deir Al Zur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59709-Çlirohet_qyteza_khesham_në_juglindje_të_deir_al_zur
Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës islamike çliruan qytezën Khesham në juglindje të qytetit të Deir Al Zur, në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 22, 2017 14:15 Europe/Tirane
  • Çlirohet qyteza Khesham në juglindje të Deir Al Zur

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës islamike çliruan qytezën Khesham në juglindje të qytetit të Deir Al Zur, në lindje të Sirisë.

Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës çliruan qytezën Khesham të premten si pjesë e luftës kundër grupit terrorist ISIS, njofton agjencia e lajmeve IRNA. Khesham është i vendosur në bregun lindor të lumit Eufrat dhe në jug lindje të rajonit të sapoçliruar Mazlum. Ushtria siriane dhe aleatët e saj më 5 shtator 2017 arritën të shkatërrojnë grupin terrorist ISIS i cili kishte mbajtur të okupuar për tre vite provincën Deir Al Zur dhe të hyjnë në këtë qytet të rëndësishëm dhe strategjik. Më 13 shtator 2014, grupi terrorist ISIS bllokoi plotësisht qytetin Deir Al Zur dhe që atëherë , ndihmat për banorët e këtij qyteti u dërguan vetëm duke hedhur ngarkesa mallrash me avionë.