Çlirohet qyteza Khasham në juglindje të Deir al-Zurit
Forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga forcat e aleatëve, kanë arritur fitore të reja territoriale kundër terroristëve të ISIS në provincën lindore të vendit Deir al-Zur.
Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, njoftoi të shtunën se trupat siriane dhe aleatët e tyre kishin vendosur kontrollin e plotë mbi fshatin Maadan Atik dhe dhjetëra terroristë të ISIS u vranë ose u plagosën gjatë operacionit. Njësitë e ushtrisë siriane dhe forcat e tyre aleate gjithashtu çliruan qytezën strategjike Khasham në juglindje të Deir al-Zurit si dhe fshatin Mazlum. Një numër i madh terroristësh të ISIS u vranë ose u plagosën në ofensivën e forcave siriane kundër terroristëve në qytezën Khasham. Trupat qeveritare siriane gjithashtu sulmuan terroristët e ISIS në rajonin Huveixha Saker, duke shkaktuar humbje të mëdha në radhët e tyre dhe duke shkatërruar pajisjet ushtarake. Ndërkohë, trupat siriane shkatërruan dy kamionë të ISIS që udhëtonin në rrugën që lidh rajonin el-Islah me zonën e Muhasanit.