Rusia sulmon me raketa pozicionet e terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i59789-rusia_sulmon_me_raketa_pozicionet_e_terroristëve_në_siri
Rusia lëshoi raketa nga një nëndetëse në Mesdhe, duke shkatërruar pozicionet e grupit terrorist Fronti al-Nusra në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 23, 2017 15:23 Europe/Tirane
  • Rusia sulmon me raketa pozicionet e terroristëve në Siri

Rusia lëshoi raketa nga një nëndetëse në Mesdhe, duke shkatërruar pozicionet e grupit terrorist Fronti al-Nusra në Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat u nisën nga nëndetësja "Veliki Novograd" dhe goditën  qendrat e terroristëve në Idlib. Agjencia e lajmeve Sputnik shkruan se raketat ruse pasi përshkuan një distancë prej 300 kilometra, goditën qendrat e Frontit al-Nusra, duke përfshirë kampet e trajnimit, qendrat e grumbullimit të terroristëve, transportuesit e trupave, automjetet e blinduara dhe depot e municioneve në provincën e Idlibit. Grupet terroriste, përfshirë Frontin al-Nusra, nisën të martën një operacion të ri kundër forcave qeveritare siriane në zonën Rif, në verilindje të Hamas. Sipas gjeneralit Sergei Rudskoi, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, në një operacion brenda zonës Rif, 850 terroristë u vranë dhe tre ushtarë rusë u plagosën.