Vriten mbi 500 pjesëtarë të ISIS në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60071-vriten_mbi_500_pjesëtarë_të_isis_në_veri_të_irakut
Shtabi propagandues i luftës i komandës së operacioneve për çlirimin e Khavixhas, që gjendet 70 km në jugperëndim të Kirkukut, në perëndim të Irakut, ka njoftuar se në fazën e parë të operacioneve në Khavixha janë vrarë mbi 500 pjesëtarë të ISIS.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 27, 2017 09:34 Europe/Tirane
  • Vriten mbi 500 pjesëtarë të ISIS në veri të Irakut

Shtabi propagandues i luftës i komandës së operacioneve për çlirimin e Khavixhas, që gjendet 70 km në jugperëndim të Kirkukut, në perëndim të Irakut, ka njoftuar se në fazën e parë të operacioneve në Khavixha janë vrarë mbi 500 pjesëtarë të ISIS.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kjo komandë në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, ka thënë se në fazën e parë të operacioneve në Khavixha, janë vrarë 557 terroristë të ISIS, janë shkatërruar 46 makina ushtarake, 10 motoçikleta, 2 punëtori për prodhimin e bombave, 18 shtëpi që i përkisnin terroristëve, etj. Sipas deklaratës, forcat e përbashkëta në fazën e parë të operacioneve qëlluan të gjitha objektivat kundër terroristëve të ISIS. Sipas kësaj deklarate, forcat e përbashkëta irakiane, duke përfshirë ushtrinë, njësitë antiterroriste, policinë qendrore dhe forcat Hashd Sh'abi, çliruan 103 fshatra dhe qyteza.