Vriten disa krerë të ISIS në veri të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60119-vriten_disa_krerë_të_isis_në_veri_të_irakut
Të paktën 17 krerë të grupit terrorist ISIS janë vrarë në një operacion të ushtrisë irakiane në veri të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 28, 2017 05:44 Europe/Tirane
  • Vriten disa krerë të ISIS në veri të Irakut

Të paktën 17 krerë të grupit terrorist ISIS janë vrarë në një operacion të ushtrisë irakiane në veri të Irakut.

Lajmi bëhet i ditur nga televizioni Al Alam sipas të cilit 7 prej krerëve të ISIS ishin funksionarë të lartë mes tyre edhe përgjegjësi i sigurisë së Abu Bekr Bagdadit. Ndërkohë shtabi i ushtrisë irakiane njoftoi përfundimin e fazës së parë të operacionit në rajonin Huvejxha dhe rrethimin e plotë të tij nga forcat irakiane. Në fazën e parë të operacionit të ushtrisë irakiane për çlirimin e këtij rajoni janë vrarë të paktën 500 terroristë të ISIS. Pas çlirimit të qytetit Tel Afar pjesë e provincës Ninva në Irak, ushtria irakiane nisi operacionin për çlirimin e qytetit Huvejxha në jugperëndim të Kirkukut nga prania e terroristëve të ISIS.