Sukseset e ushtrisë siriane në Homsin lindor
Njësitë e ushtrisë siriane çliruan nga okupimi i ISIS dy fshatra në periferinë lindore të qytetit Homs.
Një burim ushtarak sirian i tha agjencisë së lajmeve Sputnik se, njësitë e ushtrisë siriane vazhdojnë të përparojnë në periferinë lindore të qytetit Homs, duke çliruar dy fshatra të tjerë nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Ky burim ushtarak sirian theksoi se njësitë e ushtrisë siriane të enjten cliruan dy fshatrat Al Shiha dhe Rasim Al Jagidat, 12 kilometra në veri të fshatit Al Shandakhije në periferinë lindore të Homsit. Burimet ushtarake siriane thanë se njësitë speciale dhe inxhinierike të ushtrisë siriane po çmontojnë bomba, mina dhe mjete shpërthyese në të dy fshatrat e çliruara. Ndërkaq dje, ushtria siriane arriti të çlirojë një fshat tjetër pas përparimeve të saj në provincën Homs në perëndim të vendit. Siç njoftoi kanali televiziv Al Menar, ushtria siriane dhe forcat e saj aleate çliruan fshatin Shojhe në veri-lindje të rajonit Xhebel Xharah në lindje të Homsit.