Neutralizohet një sulm i ISIS në Dejrul Zur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i60331-neutralizohet_një_sulm_i_isis_në_dejrul_zur
Forcat e ushtrisë siriane kanë neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në rrugën që lidhur Dejrul Zurin me Palmirën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 30, 2017 05:37 Europe/Tirane
  • Neutralizohet një sulm i ISIS në Dejrul Zur

Forcat e ushtrisë siriane kanë neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në rrugën që lidhur Dejrul Zurin me Palmirën.

Terroristët e ISIS kanë sulmuar zonat Shula dhe Koxhab në rrugën mes Dejrul Zurit dhe Palmirës, mirëpo ushtria siriane ka ndërhyrë menjëherë duke vrarë shumë terroristë të ISIS. Ushtria siriane për momentin është duke pastruar vendin nga prania e terroristëve të ISIS. Ajo e ndihmuar nga forcat e rezistencës më 5 shtator i dhanë fund pushtimit disa vjeçar të Dejrul Zurit nga terroristët. Qyteti i pasur me naftë, Dejrul Zur, është pushuar nga terroristët e ISIS që prej vitit 2014 dhe ndihmat humanitare për këtë qytet jepeshin vetëm nëpërmjet lëshimit të tyre nga ajri. Ndërkohë një prej funksionarëve të lartë ushtarakë amerikanë ka njoftuar se në kohën e uljes, një avion luftarak amerikan ka pësuar dëmtime në Siri dhe pilotët janë plagosur. Lajmi është bërë i ditur nga kanali Fox News, sipas të cilit avioni amerikan është rrëzuar në Siri në një prej bazave ushtarake të koalicionit të ashtuquajtur amerikan kundër ISIS.