Nasrullah: Amerika dhe Izraeli mbështetshin ndarjen e Kurdistanit
Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, në natën e ashures Huseiniane (as) ka deklaruar se Amerika dhe Izraeli mbështesin ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku.
Sejed Hasan Nasrullah, tha se Amerika dhe regjimi sionist pas dështimit të projektit të ISIS në rajon, janë duke zbatuar projektin e ndarjes dhe copëtimit të rajonit duke filluar me ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut. Ai çështjen e ndarjes së rajonit të Kurdistanit të Irakut e ka cilësuar rrezik dhe kërcënim për të gjithë rajonin dhe ka thënë se projekti për ndarjen e rajonit së shpejti do të shkojë në Arabinë saudite. Referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut nga qeveria qendrore e Irakut u mbajt më 25 shtator 2017 me motivin personal të Masud Barzanit, edhe përkundër kundërshtimeve të qeverisë irakiane, rajonale dhe ndërkombëtare.