Neutralizohen sulmet e ISIS në provincën Homs të Sirisë
Forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatet e saj kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të ISIS kundër qendrave dhe postblloqeve të ushtrisë siriane në pjesën lindore të provincës Homs.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se pjesëtarët e grupit terrorist ISIS kanë sulmuar qendrat dhe postblloqet e ushtrisë së Sirisë në rajonet rreth rrugës mes qyteteve Tedmur dhe Al-Sakhne në pjesën lindore të provincës Homs, mirëpo forcat e ushtrisë siriane dhe aleatet e saj me qëndresën e tyre, kanë neutralizuar këtë sulme të terroristëve të ISIS. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, sulmet e grupit takfirist ISIS kundër pozicioneve të forcave siriane kryen nga rajonet në të cilat janë vendosur njësitë e ushtrisë së Amerikës. Këto sulme të terroristëve të ISIS janë kryer pas marrjes së informacioneve të sakta në cilat mund të kenë qasje vetëm nëpërmjet fluturimeve ajrore spiunazhe. Ndërkohë, 61 kamionë me ndihma humanitare ushqimore dhe medikamente të OKB dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë janë dërguar për banorët e rajonet të provincës Homs dhe Hamah në perëndim të Sirisë.