Vriten disa krerë kryesorë të ISIS në Siri
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë me anë të një deklarate, ka thënë se gjatë operacioneve të reja të forcave ajrore të Rusisë në Sirisë, janë vrarë rreth 180 terroristë.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Igor Kunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të shtunën deklaroi se gjatë operacioneve ajrore të Rusisë kundër qendrës komanduese të terroristëve në Al-Mejadin në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Siris, janë vrarë rreth 180 terroristë dhe në mesin e tyre ishin edhe disa krerë të rëndësishëm të grupit terrorist ISIS. Kunashenkov shtoi se të paktën 60 terroristë që janë vrarë në këtë rajon, ishin shtetas të huaj të ardhur nga vende të ndryshme, sidomos nga Kaukazi. Rusia që nga shtatori i vitit 2015, me kërkesë zyrtare të Bashar Asad, presidentit të Sirisë, ka filluar sulmet ajrore, tokësore dhe detare kundër pozicioneve të terroristëve të ISIS dhe Fronti Nusra në Siri. Fronti i vendeve perëndimore-arabe kundër Sirisë me në krye Amerikën ka filluar komplotet e tyre kundër qeverisë së Sirisë duke dërguar me dhjetëra mijëra terroristë ekstremistë nga vende të ndryshme të botës në Siri duke i mbështetur ata me armatim dhe para. Këto veprime anti-siriane kanë shkaktuar vrasjen e qindra mijëra civilëve në Siri dhe Irak dhe gjithashtu kanë shkatërruar infrastrukturën e këtyre vendeve.