Siria kërkon largimin e menjëhershëm të trupave turke nga Idlibi
Qeveria siriane ka denoncuar me forcë një inkursion të forcave ushtarake turke në provincën verilindore të Idlibit të mbajtur nga militantët e armatosur, duke kërkuar tërheqjen "e menjëhershme dhe të pakushtëzuar" të trupave turke nga vendi arab i shkatërruar nga lufta.
"Republika Arabe Siriane dënon në termat më të fortë inkursionin e njësive ushtarake turke në provincën Idlib, çka përbën një agresion të rëndë kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë dhe shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare" thuhet në një deklaratë të publikuar Ministria e Punëve të Jashtme siriane të shtunën. Deklarata e përshkroi më tej inkursionin ushtarak të Ankarasë si një akt "agresioni", që "regjimi turk nuk mund ta justifikojë në asnjë mënyrë". Damasku gjithashtu hodhi poshtë përpjekjet e Turqisë për të lidhur këtë agresion me zbatimin e marrëveshjeve të Astanasë me Iranin dhe Rusinë për krijimin e zonave të reduktimit të tensionit në Siri, duke e quajtur atë një "largim" nga marrëveshja.