Neutralizohet sulmi kimik i ISIS në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i61835-neutralizohet_sulmi_kimik_i_isis_në_irak
Forcat e sigurisë irakiane neutralizuan një sulm terrorist të ISIS me gaz klorin ndaj qytetarëve të Bagdadit, kryeqytet i Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 24, 2017 16:11 Europe/Tirane
  • Neutralizohet sulmi kimik i ISIS në Irak

Forcat e sigurisë irakiane neutralizuan një sulm terrorist të ISIS me gaz klorin ndaj qytetarëve të Bagdadit, kryeqytet i Irakut.

Rrjeti informativ Al Alam bëri të ditur se Abdul Satar Bajrakdar, një zëdhënës i Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, njoftoi se një lider i ISIS në lagjen Abu Guraib të Bagdadit u arrestua së bashku me nëntë bashkëpunëtorë të tij. Abdul Satar Bajrakdar shtoi se gjatë marrjes në pyetje, terroristët pohuan se kanë komplotuar për të sulmuar qytetarët irakianë me bomba termike të bëra nga materiali i klorit. Nga ana tjetër, burimet e medias irakiane njoftuan për avancimin e  forcave irakiane në rajonin Faish Khabur në provincën Dohuk, në veri të Irakut, pranë kufirit të përbashkët me Sirinë. Forcat irakiane synojnë të dominojnë këtë kalim kufitar pa ndonjë konflikt me forcat kurdë Peshmerga. Rezvan Shaker, një prej komandantëve të Irakut, tha: "Aktualisht janë duke u zhvilluar negociata me focat kurde Peshmergah për t'u tërhequr nga ky pikëkalim kufitar".