Siria proteston në OKB ndaj sulmit izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62094-siria_proteston_në_okb_ndaj_sulmit_izraelit
Siria i ka shkruar dy letra Kombeve të Bashkuara, duke i bërë thirrje organizatës botërore të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj sulmeve izraelite kundër Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2017 14:55 Europe/Tirane
  • Siria proteston në OKB ndaj sulmit izraelit

Siria i ka shkruar dy letra Kombeve të Bashkuara, duke i bërë thirrje organizatës botërore të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj sulmeve izraelite kundër Sirisë.

Në dy letra drejtuar kryetarit të OKB-së dhe kryetarit të Këshillit të Sigurimit, ministria e jashtme siriane u ankua për një sulm ajror izraelit të kohëve të fundit në një fabrikë bakri për industritë civile në qytetin Hasia të provincës Homs në qendër të Sirisë. Ministria siriane i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë masa "të rrepta dhe të menjëhershme" për të ndaluar sulmet izraelite. I ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi pro-opozitar, njoftoi se aeroplanët izraelitë kishin vënë në shënjestër një depo armësh që i përkiste qeverisë siriane ose lëvizjes së rezistencës libaneze të Hezbollahut. Një komandant i ushtrisë siriane tha të mërkurën mbrëma se avioni izraelit u godit pasi ai bombardoi një fabrikë bakri të vendosur në jug të provincës qendrore të Homsit. Damasku thotë se Izraeli dhe aleatët e tij perëndimorë dhe rajonalë po ndihmojnë grupet terroriste që veprojnë në Siri, ndërsa ushtria e regjimit të Tel Avivit kryen sulme të tilla sporadike kundër forcave qeveritare siriane.