Deklarata anti-iraniane e zyrtarit emiratas
Ministri këshilltar për çështjet e jashtme në qeverinë e EBA, me pretekstin e sulmit raketor të ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër Riadit deklaroi se Irani është i implikuar në këtë sulm.
Enver Gergash, pa folur aspak mbi vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm gjatë agresionit ushtarake të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera arabe kundër Jemenit, lidhur me kapacitetin e ushtrisë Jemenase në përgjigje të koalicionit agresor ka thënë: EBA në asnjë mënyrë nuk mund të pranojë që të jetë nën presionet e shumta dhe të rrezikshme raketore të Iranit. Gergash ndër të tjera tha: Irani është implikuar në lëshimin e raketave balistike të ushtrisë së Jemenit kundër Riadit dhe arabët nuk mund të pranojnë që të jenë nën rrezen e rrezikut të këtyre raketave. Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite, vendi i të cilit është faktori kryesor i destabilitetit dhe pasigurisë në rajon ka pretenduar se Arabia Saudite e konsideron të drejtë të saj që tu përgjigjet ndërhyrjeve të Iranit me mjete të përshtatshme dhe në momentin e përshtatshëm. Irani nga ana e tij disa herë ka theksuar se Arabia Saudite po ndjek një rrugë të gabuar dhe të padobishme në rajon dhe ky vend duhet të jetë largpamës dhe të analizojë siç duhet realitetin e rajonit dhe të heqë dorë nga këmbëngulja e panevojshme.