Abu Qemali i Sirisë çlirohet nga prania e ISIS
Ushtria siriane dhe forcat e rezistencës ditën mërkurë kanë çliruar nga zgjedha e terroristëve të ISIS, qytetin Abu Qemal, pjesë e provincës Dejrul Zur.
Lajmi bëhet i ditur nga kanali televiziv Press Tv sipas të cilit forcat e ushtrisë siriane dhe ato të rezistencës kanë çliruar bazën e fundit kryesore të ISIS në Siri. Me çlirimin e rajonin Abu Qemal, pranisë së terroristëve të ISIS në rrethinat e provincës Dejrul Zur i ka ardhur fundi. Grupi terrorist ISIS, i mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatët e tyre, ka pushtuar rajonin Abu Qemal në vitin 2014. Grupet terroriste të mbështetur nga Amerika, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre kanë sulmuar Sirinë që prej vitit 2011 me qëllim që të ndryshojnë situatën e rajonit në kuadër të plotësimit të interesave të regjimit sionist. Forcat siriane duke marrë ndihmë nga forcat e rezistencës, muajt e fundit u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme terroristëve në Siri.