Zbulohen 400 viktima në varret masive në Havixhah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62379-zbulohen_400_viktima_në_varret_masive_në_havixhah
Forcat irakiane kanë gjetur varre masive që përmbajnë së paku 400 kufoma në një bazë ushtarake pranë qytetit Havixhah në krahinën veriore të Kirkukut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2017 16:42 Europe/Tirane
  • Zbulohen 400 viktima në varret masive në Havixhah

Forcat irakiane kanë gjetur varre masive që përmbajnë së paku 400 kufoma në një bazë ushtarake pranë qytetit Havixhah në krahinën veriore të Kirkukut.

Guvernatori i Kirkukut tha të shtunën se zbulimi i varreve masive u bë rreth tre kilometra larg qytetit Havixhah, një bastion i ISIS-it që terroristët e kishin "kthyer në një terren për ekzekutimin e civilëve të pafajshëm". "Jo më pak se 400 vetë u ekzekutuan nga terroristët në këtë zonë," tha Rakan Said, duke shtuar se disa nga viktimat janë veshur me uniformën e të burgosurve, ndërsa të tjerë mbanin veshje civile. Muajin e kaluar, në një ofensivë gjithëpërfshirëse forcat e ushtrisë irakiane, të mbështetura nga luftëtarët aleatë nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, shpartalluan terroristët në Havixhah, që gjendet rreth 240 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad. Gjenerali irakian Morteza al-Luvaibi tha se varret masive u zbuluan "falë dëshmive të banorëve vendas" të dhëna për ushtrinë irakiane. Saad Abas, një fermer i zonës, tha se terroristët e ISIS mund të shiheshin "duke ngarë makinat e tyre me të burgosurit " gjatë tre viteve të kontrollit të tyre mbi qytetin Havixhah . "Ata i ekzekutonin civilët dhe pastaj i varrosnin ose i digjnin trupat e tyre", tha ai.