Terroristët e ISIS janë rrethuar në al-Bukamal
Ushtria siriane dhe aleatët e saj morën nën kontroll situatën në qytetin al-Bukamal në provincën Deir al-Zur dhe kanë rrethuar terroristët e ISIS në zonat ku ata kanë depërtuar.
Rrjeti informativ Al-Mejadin bëri të ditur se forcat siriane dhe forcat e Rezistencës sulmuan me zjarr të rëndë nga fshatrat dhe brigjet lindore të lumit Eufrat pozicionet e ISIS në al-Bukamal, ndërsa forcat e vendosura në aeroportin al-Hamdan në veriperëndim të qytetit filluan operacionet për të spastruar terroristët duke e ngushtuar rrethimin ndaj forcave të ISIS. Ndërkohë, bombarduesit rusë gjithashtu bombarduan sot pozicionet e terroristëve të ISIS në al-Bukamal dhe rrethinat e tij. Qyteti kufitar al-Bukamal në lindje të Sirisë, ka një popullsi prej 120,000 banorë dhe për rreth tre vjet ka qenë i okupuar nga terroristët e ISIS dhe konsiderohet kështjella e fundit e ISIS në Siri.