Erdogan i kërkon duel Kaliçdaroglu!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63119-erdogan_i_kërkon_duel_kaliçdaroglu!
Presidenti i Turqisë ka thënë se në rast se Kemal Kaliçdaroglu, lideri i Partisë Republikane të këtij vendi, arrin ta vërtetojë këtë pretendim se Erdogan dhe familja e tij kanë pasuri me miliona dollarë jashtë vendit, Erdogani do të japë dorëheqje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2017 10:47 Europe/Tirane
  • Erdogan i kërkon duel Kaliçdaroglu!

Presidenti i Turqisë ka thënë se në rast se Kemal Kaliçdaroglu, lideri i Partisë Republikane të këtij vendi, arrin ta vërtetojë këtë pretendim se Erdogan dhe familja e tij kanë pasuri me miliona dollarë jashtë vendit, Erdogani do të japë dorëheqje.

Agjencia e lajmeve Anatolu njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë deklaroi: “Një individ thotë se fëmijët, vëllai dhe të afërmit e mi kanë me miliona dollarë pasuri jashtë vendit. Nuk dua ta përsërisë më emrin e tij, mirëpo nëse ai ka dëshmi dhe dokumente për ta vërtetuar pretendimin e tij, le t’i publikojë për publikun në mënyrë që të merren masat e nevojshme”. Ai shtoi: “Nëse Erdogan ka një kurosh të deponuar jashtë vendit dhe nëse vërtetoni këtë gjë, unë asnjë minutë nuk do të qëndrojë president i Turqisë dhe do të japë dorëheqje nga posti i presidentit. Por në të kundërtën edhe ai duhet të premtojë se në rast se nuk mund t’i vërtetojë këto pretendime, duhet të japë dorëheqje nga funksioni që mbanë”.