Forcat ushtarake të Amerikës duhet të largohen nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63273-forcat_ushtarake_të_amerikës_duhet_të_largohen_nga_iraku
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Bedr të Irakut duke vlerësuar lartë mbështetjen dhe ndihmën e Republikës Islamike të Iranit ndaj Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS, theksoi se nëse nuk do të ishte Republika Islamike e Iranit, edhe Bagdadi do të kishte rënë në duar të terroristëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 29, 2017 12:15 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të Amerikës duhet të largohen nga Iraku

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Bedr të Irakut duke vlerësuar lartë mbështetjen dhe ndihmën e Republikës Islamike të Iranit ndaj Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS, theksoi se nëse nuk do të ishte Republika Islamike e Iranit, edhe Bagdadi do të kishte rënë në duar të terroristëve.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Hadi Al-Ameri, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Bedr të Irakut, ka thënë: "Nëse nuk do të ishte Republika Islamike e Iranit, edhe Bagdadi do të kishte rënë në duar të terroristëve. Mirëpo konsultuesit iranianë në bashkëpunim me qeverinë e Hejdar Ebadi, qëndruan përkrah forcave irakiane. Prandaj ne sot kemi një strukturë të sigurisë të plotësuar dhe të unifikuar si faktor themelor për arritjen e fitore". Al-Ameri reagoi edhe ndaj vendimit të Kongresit të Amerikës për të vendosur emrin e disa grupeve që veprojnë nën komandën e forcave Hashd Sha'bi në listën e terrorizmit dhe deklaroi: "Ne nuk jemi të shqetësuar nga ky vendim, sepse ne po mbrojmë dinjitetin e Irakut dhe po luftojmë. Ky vendim është plotësisht sionist dhe izraelit dhe konsiderohet një veprim politik për t'i shërbyer sigurisë së regjimit sionist. Prandaj atë e trajtojmë sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Ky vendim ka anashkaluar tërësisht atë çfarë po ndodhë në Irak. Amerikanët dhe të gjithë instruktorët ushtarak amerikanë duhet të largohen nga ky vend. Lufta kundër ISIS, ishte një luftë për ekzistencë dhe ne me dekret të autoriteteve fetare, i jemi bashkuar luftës dhe kjo i ka dhënë moral ushtrisë irakiane",- tha Al-Ameri ndër të tjera.